Valon Etemi, mungon ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë

Sulmuesi shqiptarë, Valon Etemi, për shkak të lëndimit, nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, kundër Gjeorgjisë në Tbilisi dhe Bullgarisë në Shkup.

Etemi nuk ishte pjesë e ekipit të Istanbullsporit në barazim 2-2 kundër Beshiktashit, ndërsa nga klubi turk konfirmuan se sulmuesi shqiptarë ka lënduar muskulin e këmbës dhe se e pret një periudhë e shërimit dhe rehabilitimit.

Etemi është mungesa e dytë, pas Darko Çurlinovit, nga lista e 27 futbollistëve të cilën e shpalosi trajneri Blagoja Milevski për këto dy përballje eliminatore. Grumbullimi i reprezentuesve është më 19 shtator, ndërsa përballja me Georgjinë është më 23 shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button