Vankovska aktivitetet elektorale i ka vazhduar në Vinicë dhe Koçan

Vankovska aktivitetet elektorale i ka vazhduar në Vinicë dhe Koçan

Kandidatja Biljana Vankovska aktivitetet elektorale i ka vazhduar sot takimet me qytetarët në Vinicë dhe Koçan. Para qytetarëve të Vinicës dhe Koçanit, Vankovska ka shpalosur programin e saj dhe përcaktimet politike mbi abrogimin e marrëveshjeve sipas saj, nënçmuese për Maqedoninë dhe popullin maqedonas.

“Morëm njoftim nga Qeveria se për ditën e votimit se do të jetë e lirë vetëm për administratën publike. Mendoj se është e padrejtë dhe e pabarabartë për qytetarët me të drejtë vote. Të gjithë punëdhënësit privat mund të mos i lejojnë të punësuarit të dalin nga orari i punës dhe të votojnë. Jo pa qëllim potencova qytetin e Shkupit në të cilin jetojnë qytetarë nga shumë vende. Kodi Zgjedhor obligon se e drejta e votës duhet të ushtrohet në adresën e cila ju shkruan në dokument apo ku është lëshuar karta e identitetit”, deklaroi Biljana Vankovska, Kandidate për presidente. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button