Vankovska, kandidate për president e së Majtës, e ka vazhduar fushatën me takime me qytetarët e Komunës Aerodrom

Vankovska, kandidate për president e së Majtës, e ka vazhduar fushatën me takime me qytetarët e Komunës Aerodrom

Biljana Vankovska, kandidate për president e së Majtës, e ka vazhduar fushatën me takime me qytetarët e Komunës Aerodrom. Me këtë rast, Vankovska theksoi se vendbanimi i cili është ndërtuar në kohën e socializmit, për fat të keq autoritetet e reja nuk mund ta përmirësojnë dhe ta bëjnë më mirë. Përkundrazi, ata e kanë bërë edhe më keq. Madje, Vankovska tha se edhe ata që premtojnë Maqedoni krenare nuk mund ta bëjnë komunën më të mirë.

“Jam e habitur që kandidatët presidencialë që luftojnë për postin e parë në vend nuk kanë shprehur ende asnjë fjalë solidariteti me popullin palestinez dhe kundër gjenocidit që po ndodh në Gaza. E kanë gojën plot me Bashkimin Evropian. Dhe unë, me këtë shami, sot shpreh solidaritetin me shokun tim Yannis Varoufakis, i cili dje u ndalua të paraqitej në Gjermani me kërcënimin e ndjekjes penale për mbrojtjen e çështjes palestineze. Aktivistët në Gjermani morën një goditje të rëndë nga policia gjermane”, tha Biljana Vankovska, kandidat për president.

 

LEXO EDHE:

Back to top button