Varhely: Negociatat Kosovë-Serbi, s’janë të lehta

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, atëherë vendet do të vazhdojnë si dy shtete të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra-tjetrën. Hoti ka thënë se ka tema të vështira në procesin e dialogut por që duhet gjetur forma për t’i tejkaluar ato drejt marrëveshjes përfundimtare.

Nëse e përmbyllim këtë marrëveshje do të ishte mirë për qytetarët tanë, do të ishte mirë për Serbinë për krejt regjionin, edhe për BE-në që të integrohet ky regjion përfundimisht në BE. Por nëse nuk arrijmë marrëveshje përfundimtare nuk kemi çfarë të bëjmë, vazhdojmë si dy shtete të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra tjetrën”-tha Avdulla Hoti, Kryeministër i Kosovës.

Edhe zyrtari i lartë i BE-së, Varhelyi vlerësoi se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bërë përparim. Sipas tij, negociatat shihet se nuk janë të lehta, mirëpo duhet zhvilluar “momentumin që është krijuar”.

Lajçak dhe partnerët amerikanë kanë interesim për këtë proces. Në kohën e fundit kemi marrëveshjen në Uashington dhe shumë elemente të së cilës mund t’i gjeni edhe në planin tonë të investimeve”-pohoi Oliver Varhely, Komisionar për Zgjerim.

Varhelyi, tha se duhet bindur shtetet anëtare të BE-së për t’i liberalizuar vizat me Kosovën.

Vlerësimi ynë mbetet se i keni përmbushur të gjitha kushtet, por nuk mjafton vetëm vlerësimi ynë, duhet t’i bindim shtetet anëtare”-tha Oliver Varhely, Komisionar për Zgjerim.

Pengesa e vetme për liberalizim vizash tash qëndron te vendet anëtare të BE-së të cilat, me shumicë të kualifikuar duhet të vendosin në Këshill. Varhelyi theksoi se BE-ja tani në fokus të tij ka mbështetjen afatgjate në rrafshin socio-ekonomik, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon duke shtuar se përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të punojnë për të arritur një marrëveshje për zhvillimin e tregut rajonal.

 

ALSAT

LEXO EDHE:

Back to top button