Varshmëria nga rrjetet sociale tek fëmijët, me pasoja mentale

Varshmëria nga rrjetet sociale tek fëmijët, me pasoja mentale

Gazetare: Melihate Rustemi

Pavarësisht përfitimeve dhe lehtësimeve në komunikim, përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale po shkakton një sërë fenomenesh negative te të rinjtë e posaçërisht te fëmijët. Në një debat mbi shëndetin mental të të rinjve dhe mediat sociale, ekspertët thanë se përqindja më e madhe e të rinjve flenë me telefon në dorë ndërkohë që përballen me pasoja si: pagjumësia, anksioziteti e madje edhe depresioni.

“Përqindja më e madhe e të rinjve bëjnë gjumë me telefon në dorë ndërsa kjo i çon drejt një fenomeni që i bën të frikësohen se do të largohen ose nuk do ti takojnë më grupit nëse menjëherë nuk i përgjigjen mesazheve të grupit ku bëjnë pjesë. Kjo pagjumësi, siç e sqarojnë edhe psikologët, i çon të nesërmen jo vetëm në pasoja mentale por edhe të shëndetit fizik”, deklaroi Sofija Georgievska, profesore.

Drejtori i psikiatrisë, Stojan Bajraktarov tha se anët pozitive të rrjeteve sociale u shfrytëzuan gjatë pandemisë Covid 19. Më pas, përdorimi i tyre pa masë po shkakton vështirësi të mëdha në zhvillimin e tyre intelektual.

“Nëse shoqëria moderne është koha digjitale në të cilën jetojmë kontribuon në atë që të rinjtë dhe fëmijët në përgjithësi janë shumë më të informuar, më të përparuar intelektualisht sepse këtë e ofrojnë pajisjet digjitale dhe interneti. Nga ana tjetër, aftësitë e tyre sociale janë në disproporcion të madh me zhvillimin e tyre intelektual”, tha Stojan Bajraktarov, psikiatër.

Ditë më parë nga MPB-ja thanë se nuk ka shifër të saktë se sa fëmijë ose të rinj mund të kishin pësuar nga lojërat e rrezikshme në rrjetet sociale pasi këto raste nuk raportohen si të tilla po si aksidente pas veprimeve të caktuara. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button