Trajanov kërkon agjenci kundër korrupsionit

Trajanov kërkon agjenci kundër korrupsionit

Komisioni parlamentar debatoi për propozimin e deputetit Pavlle Trajanov të dorëzuar kohë më parë për formimin e një Agjencie për të luftuar format e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Me nismën e dorëzuar në Kuvend, Trajanov thotë se është parashikuar që kjo Agjenci të ketë autorizime policore sipas modelit të FBI-së dhe të ndjekë format e krimit dhe korrupsionit të rëndë. Opozita e përshëndeti nismën si mënyrë për të diskutuar mbi korrupsionin, kurse pushteti nuk e pranon atë.

“Në ligj, në përputhje me Kodin penal propozoj që objekt pune të jenë vetëm veprat penale me përmasa të mëdha, përfitime, vlera të mëdha ose dëm i madh kështu që këtu është bërë vlerësim se vepra të rënda penale janë ata me vlerë mbi 100 mijë euro. E dyta, Agjencia duhet të punojë në zbulimin e pronës së fshehtë të bartësve të funksioneve publike”, deklaroi Pavle Trajanov, Lidhja Demokratike.

“Kështu si është parashikuar, Agjencia përzihet dhe merr kompetencat bazë nga Ministria e Punëve të Brendshme, edhe të Prokurorisë Publike, edhe të Policisë Financiare, edhe të Agjencisë së Zbulimit por edhe të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Sigurisht këtu hyn edhe Komisioni për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktet të interesave”, u shpreh Snezhana Kaleska Vançeva, LSDM.

“Thonë se kemi mjaft institucione. Kemi mjaft institucione por nuk punojnë. Këtu është problemi. Problemi është që ju propozoni një organ të pavarur i cili do të luftojë korrupsionin. E dini si ishin reagimet për emërimin e Abazit si njeri të parë të Prokurorisë për Krim të Organizuar, dhe jo vetëm reagimi ynë por edhe i diplomatëve dhe i qytetarëve për mënyrën e zgjedhjes. Ashtu është në të gjitha nivelet, në zgjedhjet në Këshillin gjyqësor edhe në Këshillin e prokurorëve”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button