Vazhdon debati për buxhetin në Kuvend, votim deri më 31 dhjetor
Vazhdon debati për buxhetin në Kuvend, votim deri më 31 dhjetor
Në Kuvend sot vazhdon debati në komisionin e financave për buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa seanca do të mbajnë edhe komisioni i sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive, si dhe komisioni i kulturës e turizmit. Debati në komision për buxhetin 2025 duhet të përfundojë më së voni deri në 30 nëntor, që më pas të vazhdojë në seancë plenare. Për projekt buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashtruar 308 amendamente, nga të cilat 204 nga LSDM-ja opozitare. Buxheti duhet të votohet deri më 31 dhjetor. Në buxhetin e vitit të ardhshëm të ardhurat janë planifikuar të jenë mbi 358 miliardë denarë, ndërsa të dalat mbi 400 miliardë denarë. Shumica vlerëson se buxheti është zhvillimor dhe do të përmirësojë jetën e qytetarëve, ndërsa për opozitën buxheti është manipulues dhe nuk ka kurrfarë vizionit të artë për zhvillim, por vetëm për shpenzim të paarsyeshëm. /Alsat.mk