Vazhdon evakuimi i shtetasve tanë në Dubai vendet e tjera të Emirateve të Bashkuara

Vazhdon evakuimi i shtetasve tanë në Dubai vendet e tjera të Emirateve të Bashkuara

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

150 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Dubai për shkak të përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme. Në mesin e të evokuarve, përveç shtetasve të vendit, ka edhe shtetas të huaj. Ndërkohë, rreth 200 shtetas të tjerë të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke deklaruar se për momentin nuk dëshirojnë të evakuohen.

“Shtetasit tjerë janë: 7 shtetas të Serbisë, 11 shtetas të Kosovës, 2 shtetas të Bosnjë dhe Hercegovinës, 2 shtetas të Shqipërisë, 1 shtetas i Gjermanisë, 1 shtetas i Armenisë dhe 1 shtetas i Malit të Zi,” thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Sa i përket evakuimit nga Rijadi, i cili është planifikuar për nesër, nga Ministria e Punëve të Jashtme bëjnë të ditur se janë paraqitur mbi 150 qytetarë që kanë shprehur dëshirën të kthehen në vend.

-Gjithsej 153 pasagjerë  do të evakuohen nesër

Duke pasur parasysh se vendi nuk ka marrëveshje për transport ajror me Arabinë Saudite është paraparë që aeroplani të ulet në aeroportin e Prishtinës, ku shtetasit tanë me transport të organizuar do të kthehen në Shkup – Ministria e Punëve të Jashtme. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button