Vazhdon gjendja e rëndë me mbeturinat, qytetarët druajnë nga përhapja e ndonjë sëmundje

Vazhdon gjendja e rëndë me mbeturinat, qytetarët druajnë nga përhapja e ndonjë sëmundje

" "

Gazetar: Angell Dimovski

Plehra, erë e rëndë dhe rrezik nga përhapja e sëmundjeve. Kryeqyteti po mbytet në mbeturina. Televizioni Alsat bëri xhiro në disa komuna të Shkupit dhe pamë se pothuajse të gjitha po mbyten në plehra, por më alarmante është gjendja në zonat urbane me një numër më të madh banorësh.

Një pjesë e qytetarëve thonë se janë vetëorganizuar për të pastruar lagjet e tyre, ndërsa të tjerët shtojnë se situata është alarmante dhe se ky kaos ekologjik ka filluar me nisjen e zgjedhjeve lokale.

“Kjo është që kur filluan zgjedhjet, nuk e di çfarë ndodhi. U japin para të gjithë atyre që janë përgjegjës për pastrimin, por askush nuk pastron. Ja, shikoni çfarë është kjo, turp! – s’di çfarë të thotë njeriu për këtë”, tha një qytetar.

„A ka nevojë të komentohet kjo? Është e qartë që ka disa mospajtime atje, sepse ky është çorganizim total – s’di çfarë tjetër të them”, u përgjigj një qytetar.

„Shumë, jo vetëm rreth kontejnerëve, por edhe pas tyre ka edhe tre të tjerë”, theksoi një tjetër qytetar.

Ndërkohë që institucionet kompetente ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, qytetarët frikësohen se nëse nuk merren masa urgjente për pastrim dhe deratizim, Shkupi mund të përballet me kërcënim epidemiologjik.

„Problemet me deponitë e vogla ilegale rreth kontejnerëve në Shkup ekzistojnë pothuajse një vit, por 10 ditët e fundit ky kaos ekologjik po bëhet alarmant”, raporton Angel Dimvoski – gazetar.

Qeveria dy ditë më parë urdhëroi MPB-në, në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal Shtetëror, Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin, Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik, të fillojnë menjëherë kontroll të jashtëzakonshëm dhe të koordinuar inspektues në territorin e Qytetit të Shkupit. Qëllimi është vlerësimi i gjendjes së mbeturinave komunale dhe të tjera dhe marrja e masave të nevojshme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button