Vazhdon gjykimi për organizatorët e “27 Prillit”


Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe në seancën e fundit mbrojtja filloi me prezantimin e dëshmive materiale.

Në seancën e fundit, ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski lexoi disa pjesë të procesverbaleve të komisioneve kuvendore, takimeve koordinuese dhe nga disa vazhdime të seancës konstitutive në Kuvend, të cilat janë propozuar si dëshmi materiale, duke elaboruar se ka bërë përpjekje për vazhdimin e seancës konstitutive dhe zgjedhjen e kryetarit, por se nuk ishin siguruar rrethana sipas rregullore për këtë.

Mbrojtja e Veljanoskit, ka thirrur edhe rreth 50 dëshmitarë, deputetë të cilët duhet të merren në pyetje në disa nga seancat e ardhshme.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Vilma Ruskoska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ministri i Arsimit Spiro Ristovski si dhe ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski.

Ata akuzohen se kanë bërë vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

LEXO EDHE:

Back to top button