Vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë, dëshmon nëna e Vanjës
Vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë, dëshmon nëna e Vanjës
Në Gjykatën Penale po mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e dyfishtë, të vajzës 14 vjeçare Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Në seancën e sotme po dëshmon nëna e Vanjës, Zorica Gjorçevska. Para trupit gjykues ajo tha se menjëherë pas zhdukjes, babai i Vanjës pohonte se ishte rrëmbyer kurse kur e pyeta pse mendon kështu, ai vazhdimisht thoshte se nuk mund të ketë diçka tjetër. Në pyetjet e prokurorit, ajo fillimisht përshkroi zhdukjen e Vanjës, duke theksuar se kujdestarja e klasës e kishte njoftuar se Vanja nuk ishte në klasë, pas çka ajo njoftoi babanë e Vanjës, Aleksandar Gjorçevskin, ka shkuar tek ai dhe më pas së bashku kanë filluar kërkimin. Zorica ka shpjeguar se ajo dhe Aleksandri kanë lajmëruar policinë dhe më pas ajo dhe policia kanë shkuar në vendin ku në Google Maps ka treguar se telefoni i Vanjës ishte gjetur për herë të fundit, por kur kanë mbërritur atje, nuk e kanë gjetur. Gjorçevska po ashtu ka shpjeguar se pas zhdukjes së Vanjës, Aleksandri ka qenë i dëshpëruar dhe i trishtuar, ndërsa në të kaluarën ka ditur të jetë impulsiv edhe pse ka thënë se i do fëmijët e tij. Gjorçevska në vazhdim të gjykimit pritet të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes, e më pas në gjykatë do të dalin edhe dy dëshmitarë, familjarë të Pançe Zhezhovskit të vrarë. /Alsat.mk