Vdekja e 28-vjeçarit në Tiranë, nën hetim administratori dhe përgjegjësi i mirëmbajtjes së hotelit

Dy ditë pas ngjarjes aksidentale që i mori jetën 28-vjeçarit nga Maqedonia e Veriut por me banim në Zvicër, Ajdin Mustafi, policia ka proceduar penalisht shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

- Advertisements -

“Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e të premtes. Ajdin Mustafi 28-vjeç humbi jetën pasi ra nga kati i pestë.

28-vjeçari ka qenë i mbështetur në dritare dhe janë këputur hekurat e ballkonit, e për pasojë ka rënë nga kati i pestë./oranews

LEXO EDHE:

Back to top button