Vdekja e 6 vjeçares, Komisioni: Janë ndërmarr hapat e nevojshëm sipas pasqyrës klinike të pacientit

Vdekja e 6 vjeçares, Komisioni: Janë ndërmarr hapat e nevojshëm sipas pasqyrës klinike të pacientit

Komisioni i mbikëqyrjes së ekspertëve i cili ka shqyrtuar rastin e vdekjes së 6 vjeçares në Spitalin e Manastirit ka dalë në përfundimin se sipas anamnezës, ekzaminimit klinik dhe diagnozës punuese, janë ndërmarrë hapat e duhur sa i përket analizave, trajtimit dhe vëzhgimit të pacientit. Në njoftimi e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se është zbuluar se 6 vjeçarja ishte infektuar me Covid gjashtë muaj më parë. Pas analizave laboratorike, gjetjet treguan për një reaksion inflamator muskulor me vlera të ngritura të kreatinë kinazës dhe kreatinë kinazës MB, në kuadër të një infeksioni që ka prekur edhe muskulin e zemrës. Pas përkeqësimit të situatës, konkluzioni i Komisionit është se janë ndërmarrë hapat e nevojshëm, sipas mjekësisë së bazuar në fakte dhe pasqyrës klinike të pacientit. Raporti i plotë i Komisionit të Mbikëqyrjes së Ekspertëve do t’i përcillet Prokurorisë Publike. Pasi vogëlushja ndërroi jetë pak kohë më parë, familjarët e saj reaguan duke hedhur dyshime mbi stafin mjekësorë, se ka qenë ndonjë gabim i tyre që i ka marrë jetën vogëlushes. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button