Vdekja e pacientit me fibrozë cistike, VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit

Vdekja e pacientit me fibrozë cistike, VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit

Shqetësimi i Kovaçevskit është ai i një njeriu dyfytyrësh, thonë nga VMRO-DPMNE-ja të cilët shtojnë se përgjegjësia për humbjen e jetës së një pacienti me fibrozë cistike është e kryeministrit. Kovaçevski thonë ata, ka qenë i njoftuar për mungesën e ilaçit për kurim dhe është dashur të gjejë zgjidhje më herët.

“A priti Dimitar Kovaçevski të humbim jetën e një të riu që të aktrojë si një i shqetësuar dyfytyrësh dhe tani përnjëherë të fillojë të shqetësohet për njerëzit e sëmurë me fibrozë cistike? Pyetja kryesore është çfarë bënte Dimitar Kovaçevski në dy muajt e fundit kur të sëmurët me fibrozë cistike dhe familjet e tyre ishin në protestë para qeverisë me kërkesë për ndihmë për furnizimin me ilaçin e nevojshëm i cili për to nënkupton jetë. Aktirimi si i shqetësuar dhe i penduar është i vonuar. Në vend se sot të kërkonte përgjegjësi nga ministri Sali, Kovaçevski, meqë sot është zgjuar nga gjumi më herët se kurrë në jetën e tij, ta përgatiste dorëheqjen e tij dhe të gjithë të shpëtonin nga kjo paaftësi”, deklaroi Marija Miteva, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button