Vendet premtojnë më shumë se 1 miliard euro për të ndihmuar Ukrainën

Vendet premtojnë më shumë se 1 miliard euro për të ndihmuar Ukrainën

Shtatëdhjetë vende dhe institucione në mbarë botën bënë zotimin për ndihmë të menjëhershme gjatë një konference në Paris.

Franca priti takimin global për të diskutuar se çfarë mund të ofrohet për të ndihmuar Ukrainën të ruajë furnizimet me ujë, ushqim, energji, kujdes shëndetësor dhe transport gjatë dimrit zakonisht të ashpër.

Rusia ka synuar vazhdimisht infrastrukturën kryesore të Ukrainës, duke zhytur zona të mëdha në ndërprerje të energjisë dhe duke lënë shumë pa ngrohje, raporton skynews.

Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna tha se 415 milionë euro nga paratë do t’i kushtohen sektorit energjetik të Ukrainës.

Ajo vuri në dukje se pjesëmarrja e vendeve joperëndimore si Katari dhe Kamboxhia tregoi një mbështetje të zgjeruar për Ukrainën.

Konferenca ka qenë gjithashtu një mundësi për presidentin francez, Emmanuel Macron për të bërë të qartë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Disa aleatë evropianë dhe zyrtarë ukrainas kanë kritikuar nivelin e mbështetjes ushtarake të ofruar nga Franca, si dhe komentet e Macronit që duhet të bisedohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

LEXO EDHE:

Back to top button