Vendi në pritje të vaksinës, regjistrohen 400 raste të reja me Kovid-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 400 raste të reja me COVID-19 nga 2,327 teste të bëra. Janë shënuar 11 viktima, ndërsa janë shëruar 206 pacientë. Ndërkohë, që vendi është në pritje të vaksinës, një fond prej 70 milion eurove është siguruar nga Parlamenti Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor me qëllim të blerjes së vaksinave anti kovid nga shtetet e BE-së.

Komisionerja e Shëndetësisë së BE-së Stella Kyriakides njoftoi se ky grant është i destinuar për vendet e treta partnere të BE-së të ardhura më të ulëta, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Ajo tha se përmes mekanizmit global për prokurimin e vaksinave Covax, BE do të ndihmonte vendet e Ballkanit Perëndimor të vaksinojnë grupe me përparësi siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Ne jemi gjithashtu duke punuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të siguruar mbështetje të menjëhershme prej 50 milion eurosh për vaksinimin në Ballkanin Perëndimor dhe vendet fqinje, thuhet mes tjerash.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button