Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike shtyhet për muajin tjetër


Komisioni rregullator ende nuk ka marrë vendim nëse do të ketë shtrenjtim të rrymës. Në fillim të këtij muaji të gjitha kompanitë energjetike kërkuan shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe i dorëzuan përllogaritë për shpenzimet e tyre. Nga KRRE thonë se ky proces do të shtyhet për muajin e ardhshëm sepse kërkojnë të dhëna shtesë nga kompanitë.

“Jemi në bisedime me kompanitë dhe kërkojmë të dhëna shtesë sepse ky është vit shumë jokarakteristik, gjegjësisht edhe në pjesën e shfrytëzimit kemi situatë të pazakonshme dhe gjithashtu kemi edhe probleme në shpenzimet e tyre dhe në mënyrën si janë prezantuar ato. Ndoshta procedura do vazhdojë edhe gjatë muajit korrik”.- deklaroi Marko Bislimovski, kryetarë i KRE-së

Shpenzimi i energjisë elektrike këtë vit mund të jetë më i vogël për 2 deri 3%. Kjo është si rezultat i shfrytëzimit të zvogëluar nga ana e industrisë dhe kompanive të cilat për shkak të pandemisë nuk kanë punuar. Nga KRRE thonë se do i marrin parasysh shpenzimet e kompanive energjetike dhe në bazë të metodologjisë do e formojnë çmimin e energjisë elektrike.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button