Vendlindja e pret Joshko Gvardiolin, me një dem 400 kg në hell

Qendërmbrojtësi kroat, Joshko Gvardiol, i cili u bë një nga zbulimet e Kupës së Botës në Katar, do të pritet me stil madhështor në vendlindjen e gjyshërve të tij, Novigrad.

Gvardiol do të pritet me një ka të pjekur 400 kilogramë dhe festën e organizon klubi vendas i futbollit NOSK Novigrad. Përveç Gvardiolit, mirëseardhja u organizua edhe për të gjithë lojtarët e tjerë kroatë që vendosën të bashkohen me mbrojtësin e ri të RB Leipzig.

Gjyshi i tij Zvonko dhe gjyshja e tij Milka ende jetojnë në Novigrad. Në këtë qytet të vogël bregdetar lindi edhe babai i tij Tihomiri, por u shpërngul në Zagreb, ku lindi edhe Joshko. Tihomir ende shet peshk në një nga lagjet e Zagrebit.

“Ne po organizojmë një pritje madhështore për Josko Gvardiol dhe anëtarë të tjerë të kombëtares kroate, nëse vijnë me të. Do ta kthejmë një dem të madh rreth 400 kilogramë në hell, do të ketë ushqim dhe pije për të gjithë”, ftoi NK NOSK.

Dhe ata saktësojnë se vendi i takimit është i zakonshmi për tifozët vendas, kafeneja “Noshkic”./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button