Venger: Superliga vetëm se prish dominimin e Premierligës

Ish trajneri i Arsenalit, Arsen Venger ka dhënë mendimin personal lidhur me Superligën Evropiane. Venger, e parashikoi në vitin 2009, krijimin e Superligës Evropiane që do ndodh dekadën e radhës dhe parashikimi doli i saktë. Sidoqoftë për “TalkSport, trajneri anglez tha se Superliga Evropiane është vërtetë ide e keqe që kërcënon Premierligën.

 

 

“Mund të them se është ide e keqe. Futbolli duhet të qëndrojë i bashkuar, është gjëja më e rëndësishme. Besoj se kjo ide nuk do vazhdojë larg. Nuk e di çka qëndron pas saj. Është ide edhe më e rrezikshme dhe kërcënim i madh për Premierligën. Kur isha në krye, shumë shtete provuan të prishin dominimin e Premierligës dhe një projekt i tillë vërtetë do ta arrinte”, deklaroi ai.

UEFA dhe FIFA është duke provuar që t’i përjashtojë nga garat ndërkombëtare të gjitha klubet që marrin pjesë në Superligën Evropiane. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button