Nuk do të ketë sezon të suksesshëm turistik këtë vit sepse vendi nuk është përshtatur në kohë me rregullat e reja të post- covid për udhëtim. Turistët tradicionalë të huaj, përfshirë holandezët, kanë anuluar udhëtimet e tyre në vend. Oda Ekonomike thotë se arsyeja është promovimi i dobët i shtetit dhe mosveprimi për të ndryshuar modelin që e kemi ofruar me vite, e për të cilin nuk ka më interes.
Informacioni që ne e marrim përmes operatorëve turistikë është se modeli i udhëtimit po ndryshon. Për momentin, udhëtimet luksoze e të shtrenjta kushtojnë më shumë sesa lloji i udhëtimeve të organizuara që kemi pasur në vitin 2019. Çfarë kemi bërë ndërkohë? Asgjë… “, tha Daniella Mihajllovska Vasilevska- Oda Ekonomike.
Turistët e huaj për momentin paralajmërohen në numër më të madh kah fundi i verës. Nga ana tjetër, është i madh i interesi i shtetasve tanë për udhëtim jashtë vendit.
Turqia vitin e kaluar nuk kërkoi test PCR, vitin e kaluar, këtë vit kërkon test ose vaksinë, do të shohim se si do të shkojë më tej, por për shkak se viti i kaluar ishte pa ndonjë kusht, është më e lehtë për njerëzit të vendosin për atë destinacion. Edhe destinacionet ku nuk kërkohet test PCR dhe vaksinë janë më të kërkuara, njerëzit më lehtë vendosin për Shqipërinë dhe Malin e Zi si destinacione”, pohoi Ana Maria Aleksova, përfaqësuese e agjencive turistike.
Rregullat e udhëtimit në secilin vend janë të ndryshme, disa vende i pranojnë disa vaksina si “pasaporta” për të hyrë në vend, ndërsa të tjerët ende ndalojnë hyrjen e shtetasve të caktuar për shkak të zonave të rrezikut nga vijnë.
Andrea Çobanova








