Vërshimet në Kosovë, formohen komisionet për vlerësimin e dëmeve

Vërshimet në Kosovë, formohen komisionet për vlerësimin e dëmeve

Në disa komuna të Kosovës janë krijuar komisione për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit. Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, vërshimet kanë prekur më së shumti komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog, duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore. Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka thënë se zyrtarët e saj janë duke bashkëpunuar me drejtoritë komunale për situatën në terren. Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë. Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

“Nuk ka të lënduar. Në këtë fatkeqësi kanë pasur fat ndërkaq Qeveria e Kosovës me të gjitha institucionet shtetërore do t’i ndihmojë e do t’i mbështesë mirëpo paraprakisht do të bëhet një vlerësim i këtyre dëmeve të shkaktuara dhe i nevojave që të vazhdojnë jetën normalisht”, deklaroi Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button