Verstapen: Mendoj se mund t’ia dal edhe vetë t’i fitoj të dy titujt

Skuadra “Red Bull” dominon edhe sezonin 2023 të Formula 1, duke i fituar të gjitha garat e zhvilluara deri më tani. Nga 10 gara të zhvilluara, 8 janë fituar nga Maks Verstappen dhe dy nga Serhio Perez. Gjithsesi, meksikani ka “humbur busullën” në garat e fundit, duke zhgënjyer si në provat zyrtare ashtu dhe në garë. Kjo ka vënë në dyshim qëndrimin e tij te “Red Bull”, ku mund të rikthehet veterani Daniel Rikiardo. Ai që turbullon edhe më shumë ujërat është Verstapen.

“Nuk e kuptoj paraqitjen e Serhios në provat zyrtare, pasi po eliminohet shumë shpejt. Me këtë makinë duhet të jetë në sesionin e tretë. Nuk e di se çfarë nuk shkon me të”.

Pas fitoreve në 6 garat e fundit, Verstappen ka 99 pikë avantazh në renditjen e përgjithshme ndaj Perezit, ndaj të cilit hedh disa kunja.

“Ne po luftojmë edhe për fitoren e titullit kampion për skuadra, por duke parë situatën aktuale, mendoj se mund t’ia dal edhe vetë t’i fitoj të dy titujt”, tha holandezi.

LEXO EDHE:

Back to top button