Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, Vesa Luma ka kritikuar disa kolegë të saj nga estrada të cilët po interpretojnë këngët hite të saj ndër vite, në koncertet e tyre.
Ajo u bëri apel këngëtarëve që minimumi të marrin leje nga ajo për interpretimin e këngëve të saj, dhe jo t’i këndojnë ato pa marrëveshje.
“More e kam një pyetje për ju kolegët e mi, sepse po e shoh që po më bëjnë shumë ‘tag’ (etiketim) nëpër postime në Instagram, po ju shoh duke kënduar këngët e mia në koncertet tuaja, a po ju doket e ndershme. Sepse ndërkohë jeni duke bërë nga 50 këngë në muaj, 200 këngë në vit.








