Veteranët paralajmërojnë sërish protesta para Kuvendit

Veteranët paralajmërojnë sërish protesta para Kuvendit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, ka paralajmëruar të hënën sërish protesta, nëse nuk ndryshohet projektligji për pagën minimale, i cili tashmë është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL të UÇK-së), Faton Klinaku, ka thënë në një konferencë për media se nëse nuk përfshihet rritja e pensionit të veteranëve në këtë projektligj, atëherë veteranët do të mbajnë protestë para Kuvendit, në ditën kur do të shqyrtohet kjo çështje në lexim të dytë.

Sipas tij, në takimin që është zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin më 17 qershor, nuk është arritur pajtueshmëri.

“Kurti vazhdon të insistojë në qëndrimet e tij diskriminuese, me tendenca politizuese ndaj çështjes së veteranëve dhe nuk plotësoi kërkesën tonë që është minimale, jodiskriminim të veteranëve në ligjin për pagën minimale”.

Ai ka thënë se janë në pritje të propozimeve të reja nga Qeveria dhe Kuvendi.

LEXO EDHE:

Back to top button