Vetoja e Turqisë, Suedia-Finlandës: Do duhet t’i bashkoheni NATO-s pa ne

Vetoja e Turqisë, Suedia-Finlandës: Do duhet t’i bashkoheni NATO-s pa ne

“Finlanda do duhet që t’i bashkohet NATO-s pa Suedinë.” Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i vendit të martën.

Deklarata e ministrit suedez vjen pasi Turqia e bëri të qartë se nuk do të ketë një dritë jeshile nga ana e saj për aplikimin e Suedisë, pas një proteste në të cilën u dogj një Kuran.

“Anëtarësimi i përbashkët i dy vendeve nordike mbetet opsioni i parë, por ne padyshim duhet të vlerësojmë situatën, nëse diçka ka ndodhur që do të thotë se në planin afatgjatë Suedia nuk mund të ecë më përpara”, tha Pekka Haavisto.

Megjithatë, ai shtoi se është ende shumë herët për të dalë në përfundime.

Një ditë më parë, presidenti turk Rexhep Erdogan u shpreh se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e saj në NATO.

Deklaratat erdhën pas një proteste pranë ambasadës turke në Stokholm në fundjavë, ku u dogj një kopje e Kuranit.

LEXO EDHE:

Back to top button