VIDEO / Fjuri-Uajllder, zënka dhe sharje në konferencën për shtyp

Boksierëve Tajson Fjuri dhe Deontej Uajllder, u është ndaluar të zhvillojnë takimin e zakonshëm “ballë për ballë” (face to face), pas akuzave, fyerjeve dhe fjalorit të ulët që përdorën në konferencën e fundit për shtyp zhvilluar në Las Vegas.

Në këtë konferencë shtypi dy boksierët qëndruan larg njëri-tjetrit, por gjatë gjithë kohës shaheshin mes tyre në prani të mediave, publikut dhe kamerave. Për pasojë, u vendos që ata të mos qëndrojnë “ballë për ballë” pas peshimeve të ditës së premte, për të evituar ndonjë incident. Akuzat dhe sharjet ishin nga më të ultat, me dy boksierët që u përpoqën të nënshtronin njëri-tjetrin.

Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, do të mbrojë titullin më 9 tetor ndaj Uajllderit, ish-kampion bote.

Kjo është sfida e tretë mes dy boksierëve, pasi që e para u mbyll në barazim, ndërsa në të dytën fitoi Fjuri me nokaut teknik në raundin e shtatë.

LEXO EDHE:

Back to top button