Video Lotaria Kasinos Austria me mbështetje për koncertin e Bojana Skenderovskit
Muzika maqedonase meriton mbështetje të sinqertë dhe të vazhdueshme, dhe pikërisht për këtë arsye, Videolotaria Kasinos Austria me kënaqësi të veçantë është pjesë e një tjetër historie muzikore që feston skenën vendase dhe artistët maqedonas.
Më 22 maj, këngëtarja e njohur maqedonase Bojana Skenderovski do të performojë para publikut të Tetovës me koncertin e saj solistik në Shtëpinë e Kulturës „Iljo Antevksi Smog“, duke filluar nga ora 20:00. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje të mbushur me emocione, muzikë të mirë maqedonase dhe energjinë e njohur të Bojanës, e cila përgatit një takim të vërtetë muzikor për të gjitha gjeneratat. “Me të vërtetë dua t’i falënderohem Videolotarisë Shtetërore për mbështetjen që mora për realizimin e këtij koncerti tim solistik. Kulturës i nevojiten kompani të tilla me përgjegjësi shoqërore që e njohin dhe mbështesin muzikën maqedonase dhe artistët vendas”, deklaroi Bojana Skenderovski.
Si kompani që vazhdimisht investon në sport, kulturë dhe komunitet, Videolotaria Kasinos Austria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e ngjarjeve që e pasurojnë skenën kulturore, krijojnë vlera dhe sjellin momente të paharrueshme për publikun. Koncerti në Tetovë premton një mbrëmje që do të mbahet mend, i mbushur me muzikë, emocione dhe atmosferë të vërtetë për kënaqësi.








