Video Lotaria me mirënjohje për përgjegjësi shoqërore për projektin “Luaj me më të mirët”
Në një ceremoni që shënoi 18-vjetorin e revistës “Bukuri dhe Shëndet”, Videolotaria Kasinos Austria mori mirënjohjen për kompani me përgjegjësi sociale, si një konfirmim i angazhimit të saj për krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit.
Mirënjohja është një nder i veçantë për kompaninë, pasi njeh vlerën dhe rëndësinë e projektit “Luaj me më të mirët”, një iniciativë përmes së cilës deri më tani janë rindërtuar 24 fusha sporti në të gjithë Maqedoninë.
Me këtë projekt, Videolotaria Kasinos Austria krijon hapësira të sigurta dhe moderne ku fëmijët dhe të rinjtë mund të luajnë sporte, të shoqërohen, të ndërtojnë frymën e ekipit dhe të mësojnë vlerat e vërteta të jetës. Çdo fushë sporti e rinovuar është një investim në një të ardhme më të shëndetshme, më të lumtur dhe më të fortë për brezat e rinj.
“Kjo mirënjohje ka një vlerë të veçantë për ne, sepse vjen si konfirmim se projektet reale lënë gjurmë në komunitet. Ne vazhdojmë edhe më të motivuar, me energji të re dhe iniciativa të reja që do të kontribuojnë për një të nesërme më të mirë”, thonë nga Videolotaria Kasinos Austria.









