[VIDEO] Një fenomen i mrekullueshëm natyror është regjistruar në “Big Beach” në Ulqin

[VIDEO] Një fenomen i mrekullueshëm natyror është regjistruar në “Big Beach” në Ulqin

Shkencëtarët kanë parashikuar prej disa kohësh mundësinë që breshkat “me kokë” të përdorin zonën ku ndodhet “plazhi i madh” për të hedhur vezët e tyre, kjo më në fund ka ndodhur për herë të parë, njoftoi Instituti i Biologjisë Detare të Kotorrit.

Siç thonë nga Instituti, dje kanë marrë disa raportime për paraqitjen e disa breshkave të reja detare, e me shumë gjasa bëhet fjalë për breshkat “kokë” (Caretta caretta), përndryshe lloji më i zakonshëm i breshkave detare në Adriatik.

Në vitin 2013/14, instituti ka kryer hulumtime në “plazhin e madh” në Ulqin, duke u përpjekur të gjejë foletë e breshkave të detit, por përpjekjet kanë qenë të pasuksesshme. “Vitet e fundit është vënë re zgjerimi i zonës së folezimit të breshkave me “kokë”, kështu që ato janë vërejtur edhe në bregdetin e Adriatikut në veri të Italisë”, thotë Instituti.

Instituti thotë se të gjitha llojet e breshkave të detit mbrohen nga legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar. Ata gjithashtu apeluan për këdo që i vë re këto breshka që t’i vëzhgojë nga larg dhe të mos i shqetësojë në asnjë mënyrë. Nëse, nga ana tjetër, këto breshka vërehen gjatë natës, mos i drejtoni dritën dhe mos bëni foto me blic. Instituti tha gjithashtu se breshkat e reja nuk duhet të trajtohen në asnjë mënyrë dhe duhet të shmanget çdo ndërveprim i drejtpërdrejtë me to.

 

LEXO EDHE:

Back to top button