VIDEO / Trajneri e befason sportisten, i propozon “live” martesë

Dhimbja, lotët dhe zhgënjimi për një humbje të papritur në garën e skermës, që i kushtoi eliminimin nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, është larguar menjëherë pas një propozimi për martesë që ka marrë “live” para kamerave.

- Advertisements -

Sportistja argjentinamse Maria Belen Perez Maurice ishte duke dhënë një intervistë pas humbjes në garat e skermës, kur pas krahëve të saj del trajneri dhe personi me të cilën bashkëjeton prej vitesh, Lucas Guillermo Saucedo.

Ai iu afrua kamerës me një letër, ku i propozonte sportistes për martesë: “Dëshiron të martohesh me mua”! Sportistja u emocionua pa masë, shpërtheu këtë herë në lot gëzimi, duke pranuar propozimin./Telesport

 

YouTube video

 

LEXO EDHE:

Back to top button