Videolotaria Casinos Austria vazhdon mbështetjen e sportistëve të rinj

Videolotaria Casinos Austria vazhdon mbështetjen e sportistëve të rinj

Videolotaria Casinos Austria edhe këtë vit do të vazhdojë të mbështes kampionin në motoçiklizëm, Hristijan Buzallkovski, duke shënuar një bashkëpunim të suksesshëm pesëvjeçar. Sipas Videolotaria Casinos Austria, ky përvjetor i vogël është një konfirmim i angazhimit afatgjatë për zhvillimin e sportit në Maqedoni dhe mbështetjen e sportistëve të rinj të talentuar. Motoçiklisti Buzallkovski tha se mbështetja e vazhdueshme nga Videolotaria Casinos Austria i mundëson pjesëmarrje në kampionatet evropiane për motoçiklizëm dhe gara të ndryshme në dhe jashtë vendit.

“Në pesë vitet e fundit, ky sponsorizim ka kontribuar në përparim të konsiderueshëm në karrierën e tij dhe në arritjen e rezultateve më të larta në skenën ndërkombëtare. Në vitin 2025, u ndanë 50 milionë denarë për sponsorizime dhe donacione, duke konfirmuar edhe një herë angazhimin afatgjatë të kompanisë për të mbështetur zhvillimin e sportit në Maqedoni”, deklaroi Viki Çadikovska, Videolotaria Kasinos Austria. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button