Ndryshimet në Kodin Penal/ Gjykata Kushtetuese pjesërisht e kënaqur, ndërpret procedurën

Ndryshimet në Kodin Penal/ Gjykata Kushtetuese pjesërisht e kënaqur, ndërpret procedurën

Gazetare: Fatlume Dervishi

Gjykata Kushtetuese është pjesërisht e kënaqur me ndryshimet e Kodit Penal për nenet rreth keqpërdorimit të detyrës zyrtare të cilat i quajnë jo ideale. Megjithatë, ata kanë vendosur që procedura e nisur të ndërpritet. Kushtetuesja i kishte kërkuar Kuvendit të rishikojë nenet e shfuqizuara në vitin 2023 që sanksiononin keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Kuvendi disa javë më parë miratoi disa ndryshime me të cilat shumica pretendon se ka riparuar dëmin e bërë nga qeveria e kaluar.

Nga kjo Gjykatë tani thonë se zgjidhja e re nuk është ideale por vendimi është marrë për të siguruar një siguri juridike në sistemin gjyqësor, dhe të mos krijohet vakum ligjor deri në miratimin e Kodit të ri Penal.

“A është normale që në një shtet normal, në një periudhë prej tre vitesh të kemi katër regjime juridike për një temë që është shumë e rëndësishme? Katër regjime juridike. Paramendoni se çfarë pasojash janë ata katër regjime që i bën pushteti legjislativ ndaj pushtetit gjyqësor dhe pastaj shumë lehtë drejtohet gishti te gjyqësori që ka 2% besim dhe nuk merret parasysh kush është krijuesi i problemeve. Një nga arsyet për ndërprerjen e procedurës ishte që të mbajmë një siguri juridike, sido që të jetë ajo. A është ideale? Jo. A është më mirë se zgjidhja që kishim? Në mënyrë dramatike. A është më mirë se ajo e mëhershmja? Kam mendimin tim por nuk është relevant”, tha Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykatësi Osman Kadriu tha se ka votuar “kundër” ndërprerjes së procedurës. Sipas tij, Kuvendi ndoqi formalisht procedurës që rekomandoi Gjykata mirëpo në përmbajtje ndryshimet e reja nuk mënjanuan pasojat e krijuara në vitin 2023.
Osmani thotë se me ndryshimet e vitit 2023 u lirua një strukturë e tërë e personave që bënë vepra të rënda penale me të cilat u dëmtua shteti dhe qytetarët kurse shteti ua mori të drejtën qytetarëve që të fitojnë të drejtën e tyre në procedurë gjyqësore.

“Kuvendi nuk ka vepruar në tërësi në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka vepruar. Kur Kuvendi detyrohet të veprojë sipas vendimit të Gjykatës dhe nuk vepron, atëherë Gjykatës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të nisë procedurë. Katër dispozita ishin në pyetje, jo më shumë. Për këtë arsye, për shkak të pasojave që kishte ligji dhe që me nenet e reja nuk jep zgjidhje për eliminimin e atyre pasojave, unë kisha rezerva rreth vendimin që të ndërpritet procedura”, deklaroi Osman Kadriu, Gjykatës i Kushtetueses. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button