Videolotaria shtetërore, Casinos Austria me një donacion prej rreth 2 milion denarësh e vendosi në funksion këndin e 18 të lojërave për fëmijë
Videolotaria shtetërore, Casinos Austria me një donacion prej rreth 2 milion denarësh e vendosi në funksion këndin e 18 të lojërave për fëmijë
Videolotaria shtetërore, Casinos Austria me një donacion prej rreth 2 milion denarësh e vendosi në funksion këndin e 18 të lojërave për fëmijë. Bëhet fjalë për këndin inkluziv të lojrave në komunën e Kisella Vodës. Nga Videolotaria thonë se ky kënd lojrash ofron argëtim dhe siguri për fëmijët, ndërsa ofron qasje edhe për fëmijët me nevoja të veçanta. Viki Çadikovska, nënvizoi se deri në fund të vitit pritet të përfundojë edhe këndi i 19 i lojrave, më sakt këndi sportiv multifunksional, poashtu në Kisella Vodë.Kryetari i komunës së Kisella Vodës tha se këtë shembull duhet të ndjekin edhe kompanitë e tjera.
“Shpresoj se në këtë drejtim edhe më tej do të thellohet bashkëpunimi ynë, por përse të mos thellohet edhe me kompani të tjera me përgjegjësi shoqërore në territor të komunës së Kisella Vodës, por edhe në qytet të Shkupit, të ndihmojnë që së bashku të realizojmë projekte të tilla”, tha Orce Gjorgjievski, Kryetar i komunës së Kisella Vodës.
“Me kënaqësi do të ndaj me ju, se përskaj këtij donacioni prej 2 milionësh, që na mundësoi ta sigurojmë funksionalitetin e këtij këndi lojrash, po përgatitet edhe këndi që tashmë e përmendi kryetari I komunës së Kisella Vodës, që praktikisht do të jetë këndi I 19-të, ku si kompani e përgjegjshme shoqërore, vazhdojmë të dëshmojmë se fëmijët kanë rëndësinë më të madhe dhe pikërisht për ta mundësojmë që të sigurohen kushtet më të mira”, tha Viki Çadikovska, Videolotaria.