Vidhet bankomati në Kumanovë, kapët në flagrancë shtetasi kosovar

Sot (02.02.2021) në orët e hershme të mëngjesit (04:15) policia ka privuar nga liria shtetasin e Kosovës A.M.41 vjeç, i cili është kapur në flagrancë derisa ka tentuar që të kryente vjedhje në një bankomat në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë. Në afërsi të vendngjarjes është gjetur një makinë “Golf” me targa të Kosovës . Ndërkohë lidhur me rastin në vendkalimin kufitar të Jazhincës është ndaluar 39 vjeçari B.H. gjithashtu nga Kosova dhe do të dërgohet në SPB-Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button