Virusi, numri i viktimave gjatë javës së fundit është rritur me 35%

Gjatë javës së fundit përqindja e viktimave nga virusi korona është rritur për 35.4%  në krahasim me një javë më parë. Nga 172 viktima, shpërndarja gjeografike e të cilëve është në 23 qytete, shumica, përkatësisht 135 janë të moshës mbi 60 vjeç.  Gjatë harkut kohor nga data 9 deri më 15 nëntor janë regjistruar 7355 raste me virus korona, në 35 qytete në vend. Krahasuar me javën paraprake janë regjistruar vetëm 75 raste më shumë. Përqindja e të infektuarve nga numri i përgjithshëm i të testuarve është 35%, ose 2% më pak se java paraprake. Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik për harkun kohor 9 deri 15 nëntor, janë bërë 20 980 testime, me një rritje prej 6.4% nga java paraprake. Gjatë seancës së fundit Qeveria i dha leje Ministrisë së Shëndetësisë që në rast të nevojës të porosisë teste të shpejta pa konkurs publik. Ministria këtë vendim e vlerësojnë si të rëndësishëm.

Ministria Shëndetësisë vlerëson se fuqia transmetuese e virusit është ulur nga 1.5 në 1. Megjithatë një ditë më parë Filipçe  tha se në nivel lokal virusi vazhdon të ketë një transmetim të fuqishëm.  21 qytete në vend regjistrojnë numër treshifrorë të rasteve aktive. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se pas pranimeve të pacientëve të rinj, janë edhe 20 shtretër të lirë, por shtojnë se ky numër do të rritet pas lëshimit nga spitali të të shëruarve.

Për të shqyrtuar gjendjen aktuale me virusin korona dhe masat kufizuese, presidenti Pendarovski për nesër do të mbledh këshillin e sigurisë Nga Qeveria thonë se të gjitha mundësitë merren në konsideratë, duke mos dhënë përgjigje konkrete nëse mund të sillet vendim për të propozuar gjendje të jashtëzakonshme ose masa kufizuese shtesë.

“Të gjitha mundësitë për t’u përballur me virusin korona janë të hapura. Mbrëmë nuk është diskutuar konkretisht për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por pritet fillimisht që të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë tek presidenti Pendarovski dhe nuk përjashtohet mundësia që deri në fund të javës Qeveria të mbajë seancë ku do të sjellë edhe masa të tjera për përballje me pandeminë’ deklaroi Muhamed Hoxha- zëdhënës i Qeverisë

Komisioni për sëmundje ngjitëse në mbledhjet e fundit nuk ka propozuara masa të reja restriktive.

Përgatiti: Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button