“Viti i Ri”, 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Toksikologji

Ekipet kujdestare në Qendrën Urgjente kanë pasur një natë të qetë. Krahasuar me netët e para të viteve të kaluara, në natën e këtij Viti të Ri ka pasur më pak raste urgjente të paraqitura në repartin e toksikologjisë. Megjithatë, shqetësues është fakti se nga numri i rasteve që kanë kërkuar ndihmë, shumica janë adoleshentë. Drejtori i Spitalit Toksikologjik Ridvan Bajrami, deklaroi nga dhjetë pacientët e pranuar gjatë natës së kaluar, shumica kanë qenë nga mosha 16 vjeçare, në gjendje të alkoolizuar.

Nga të pranuarit, pesë ishin të gjinisë femërore dhe pesë të gjinisë mashkullore. Nga dhjetë personat e pranuar gjashtë ishin adoleshentë, u trajtuan dhe u lëshuan në shtëpi. Një vajzë ishte me lëndë narkotike, po ashtu u trajtua dhe u lëshua në shtëpi – u shpreh Ridvan Bajrami, Drejtor i Toksikologjisë.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se ulja e madhe e rasteve urgjente në natën e ndërrimit të viteve dëshmon se qytetarët i kanë respektuar masat Anti Covid.

Dhjetëra kontrolle dhe pranime në Qendrën kirurgjike urgjente, që krahasuar me 30 deri në 40 vitet e kaluara është shumë pak. Dhjetëra pranime edhe në Klinikën për toksikologji që në një mënyrë është qendër urgjente interne, po ashtu shumë më pakë krahasuar me nga tridhjetë raste të pranuara në vitet e kaluara. Kjo do të thotë se me të vërtetë janë respektuar masat, të mos ketë festa, të mos ketë grupime dhe kjo është një meritë e madhe e qytetarëve – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Pacientët që kanë kërkuar ndihmë gjatë natës së kaluar, nuk kanë qenë në organizime madhështore, por kanë qenë në festat të vogla familjare.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button