Vitia takohet me kryetarët e komunave për masat antiCovid

Asociacioni i Komunave të Kosovës do të takohet sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth rishikimit të masave antiCOVID. Në takim do të marrin pjesë kryetarët e komunave dhe drejtorët komunal të shëndetësisë.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se do të kërkojnë nga ministri Vitia lehtësimin e masave.

“Po kemi kërkesë, do të flasim për mundësimin e lehtësimit të masave për gastronomët që të mund të operojnë brenda në lokale dhe fillimi i vitit të ri shkollor duke u bazuar në 4 skenariot”, tha Ibrahimi.

LEXO EDHE:

Back to top button