Nuk do të jetë më pjesë e qeverisë, ish-ministri shqiptar shkon me biçikletë në Kuvend

Sekretari organizativ i PS-së dhe njëherësh deputeti Blendi Klosi ka mbërritur në seancën e sotme në Kuvend me biçikletë, duke u shfaqur kështu miqësor me natyrën, dhe duke dhënë kontributin e tij në uljen e ndotjes në Tiranë.

Zgjedhja e Klosit me shumë gjasë mund të jetë ndikuar dhe nga trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës, ndërkohë që socialisti shihet dhe si pasuesi i Selami Jenisherit, i cili lëvizte me biçikletën e tij pink.

Biçikleta e Klosit sipas një kërkimi në faqet online nuk ka ndonjë kosto të lartë, ajo kushton rreth 500 euro, dhe duket një zgjidhje shumë e mirë për ish-ministrin e Turizmit.

LEXO EDHE:

Back to top button