Vjedhja e makinave në Çair, Spasovski: Janë duke vazhduar hetimet
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, nuk shpalos detaje rreth hetimit për vjedhjet e shumta të veturave në Komunën e Butelit dhe Çairit. Sipas informacioneve të televizionit Alsat, ky dikaster pak ditë më parë ka realizuar një operacion, por i njëjti ka rezultuar i pasuksesshëm për gjetjen dhe kapjen e autorëve. Banorët e këtyre dy komunave thonë se nuk ndjehen të sigurt, duke kërkuar që në orët e natës të ketë kontrolle më të shpeshta të policisë. Pre e vjedhësve janë kryesisht veturat e tipit “ Golf 5”. Vetëm në 20 ditët e para të nëntorit janë vjedhur 4 vetura, megjithatë nga MPB-ja njoftojnë se në kryeqytet numri i automjeteve të vjedhura është edhe më i madh.
“Hetimi po zhvillohet dhe siç thash së shpejti do të shpalosën për publikun të gjitha detajet. Megjithatë na lejoni që hetimin të mos e zhvillojmë përmes mediave, por përmes shërbimeve dhe përmes organeve kompetente, sepse vetëm kështu do të ketë sukses”, tha Oliver Spasovski- ministër i Brendshëm.