VLEN: Institucionet e kanë detyrë të respektojnë dygjuhësinë
VLEN: Institucionet e kanë detyrë të respektojnë dygjuhësinë
VLEN kritikon përbërjen e Gjykatës Kushtetuese pas deklaratave për dygjuhësinë në gjobat e “Safe City”-it, duke thënë se ajo më shumë i ngjan një elite politike jugosllave sesa instancës më të lartë gjyqësore në vend. Duke komunikuar sikur të ishte në opozitë dhe jo vetë brenda institucioneve shtetërore, nga VLEN thonë se:
“Institucionet shtetërore kanë detyrimin ta garantojnë të drejtën e çdo qytetari që të informohet në gjuhën e tij amtare… Kjo vlen edhe për sistemin “Safe City”. VLEN ka qenë i qartë dhe mbetet i palëkundur në qëndrimin se kur shteti njofton, paralajmëron apo ndëshkon qytetarin përmes këtij sistemi, ai ka për detyrë ta bëjë këtë edhe në gjuhën shqipe. Pikërisht për këtë, VLEN do ta mbrojë këtë parim me të gjitha mjetet juridike dhe institucionale, deri në zbatimin e plotë dhe pa asnjë dilemë,” thanë nga VLEN.
Gazetare: Fatlume Dervishi








