“VLEN” merr kuvendin, kush do të jetë kryetari i ri?

“VLEN” merr kuvendin, kush do të jetë kryetari i ri?

Njëri ndër postet drejtuese në shtet, ai i kryeparlamentarit do t’i takojë koalicionit VLEN. Afrim Gashi, i cili përflitet si personi i cili do të ulet në krye të Kuvendit, në një intervistë për Alsat tha se gjatë bisedimeve me VMRO DPMNE-në për Qeverinë e re, një ndër pikat ka qenë që shqiptarët të marrin edhe postin e kryetarit të Kuvendit. Gashi nuk tregoi nëse ai do të jetë kryetar i Kuvendit, por as nuk e mohoi një gjë të tillë.

A do të jetë Afrim Gashi kryetar i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë?

“Për ne ka qenë e rëndësishme që shqiptarët ta vazhdojnë ta ushtrojnë njërin nga tre funksionet në vend dhe natyrisht se për shkak se kryeministri dhe kryetari i shteti dihet kush do të jetë, ne kemi kërkuar që kryetari i parlamentit tu takojë shqiptarëve. Ende marrëveshja nuk është definitive, ne parimisht jemi marrë vesh për disa pozita, është korrekte që të presim këto marrëveshje që i kemi dakorduar me VMRO-në të kalojnë në organet tona partiake dhe besoj që brenda afatit kushtetues ligjor që është 28 majin atë ditë besoj se është dita kur do të konstituohet parlamenti mendoj se të gjithë do ta kemi të qartë se cili është propozimi i përbashkët i koalicionit për kryetar të parlamentit”, deklaroi Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button