VLEN: Xhaferi është shndërruar në inspektor

VLEN: Xhaferi është shndërruar në inspektor

Opozita shqiptare akuzon kryeministrin teknik Talat Xhaferi se në pamundësi për të çuar përpara ndonjë çështje të shqiptarëve, është shndërruar në inspektor dhe autoritetet vetëm tek nëpunësit administrativ. Blerant Ramadani nga koalicioni VLEN tha se kryeministri shqiptar i BDI-së, nuk është asgjë tjetër veçse një simbolikë pa rezultate konkrete dhe pragmatike. Kjo sipas VLEN u dëshmua edhe kur Xhaferi u pyet se përse në njësitin special Tigrat nuk ka asnjë shqiptar, i cili u arsyetua se kjo nuk është kompetencë e tij.

“Nëse kjo na qenka kompetencë e Ministrisë, atëherë ku ishin ministrat tuaj si Agim Nuhiju e Zemri Qamili, të cilët kishin kompetencën e duhur për këtë çështje, por që nuk u interesoi aspak çështja e njësisë speciale Tigrat, ku për shqiptarët dera vazhdon të mbetet e mbyllur. Për shqiptarët nuk ka ofendim më të madh se të kesh ministër shqiptar të arsimit, e nga ana tjetër, nxënësit shqiptarë të mos mund të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre; nuk ka ofendim më të madh se të kesh ministër shqiptar të financave, kurse vendbanimeve shqiptare t’u ndahen buxhete skandaloze, si dhe nuk ka ironi më të madhe se gjendja e një kryeministri shqiptar, i cili nuk ka as autoritetin dhe as legjitimitetin e duhur për ta shpjeguar diskriminimin ku nuk punësohet asnjë shqiptar në një njësi kaq të rëndësishme për sigurinë nacionale të shtetit tonë”, deklaroi Blerant Ramadani, VLEN. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button