VMRO: A ka pasur ndikim BDI te vendimi i Pajazitit për Ramadanin?

VMRO: A ka pasur ndikim BDI te vendimi i Pajazitit për Ramadanin?

VMRO-DPMNE kërkon që të nisen procedurat e nevojshme për t’u zbardhur në tërësi rasti me arratisjen e Blerim Ramadanit kurse kuadrot e vendosura nga BDI-ja dhe LSDM-ja në gjyqësor, sipas tyre, si rasti i Pajazit Pajazitit, të shkarkohen, shkruan Alsat.

Ata dyshojnë se Ramadani ka vizituar vendin për arsye biznesore në Kodrën e Diellit, i nxitur nga BDI-ja dhe LSDM-ja.

“Cila ka qenë arsyeja e vizitës së Blerim Ramadanit këtu, a është dërguar Blerim Ramadani në Kodrën e Diellit nga funksionarë të LSDM-së dhe BDI-së dhe a ka qenë ai i interesuar për të ndërtuar në vend për ndërtime pa leje të preferuar për funksionarët e BDI-së. A është lëshuar për këtë arsye Blerim Ramadani në arrest shtëpiak, në vend se të qëndrojë në burg, për shkak se BDI-ja dhe LSDM-ja kanë interesa biznesore prej tij? A ka ndikuar BDI-ja tek Pajazit Pajaziti që është dora e zgjatur e tyre në gjyqësor të caktojë paraburgim shtëpiak për Blerim Ramadanin që të mundet të ikë për shkak se kanë interesa biznesore prej tij?”, tha Toni Jarevski, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button