VMRO dorëzon në Kuvend projektligjin për ulje të akcizës dhe TVSH-së

VMRO dorëzon në Kuvend projektligjin për ulje të akcizës dhe TVSH-së

Grupi parlamentar i VMRO-së dhe koalicionit “Ripërtrirja për Maqedoninë” sot i kanë dorëzuar kryeparlamentarit Talat Xhaferi kërkesë për caktimin e seancës urgjente në të cilën në rend dite do të jenë propozim ligjet që i ka dorëzuar kjo parti në Kuvend.

“Bëhet fjalë për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerën e shtuar – TVSH dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për akciza”, tha në konferencën e sotme për media, koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski.

“Kërkojmë që kjo seancë të mbahet sa më shpejt, duke mos humbur as edhe një minutë kohë. Pasi Qeveria vendosi të mos shtyjë masat antikrizë për produktet bazë, situata e krijuar është një shok për qytetarët. Qytetarët tanë po vuajnë. Qytetarët tanë kane arritur në atë pikë sa presin që dikush të ndërmerr ndonjë aksion për ti mbrojtur ata, sepse me situatën në të cilën qeveria i ka futur qytetarët, ata mezi mund të mbijetojnë një javë, e jo një muaj të tërë”, tha Micevski.

Grupi parlamentar i VMRO-së dhe koalicioni “Ripërtëritja për Maqedoninë” dje kanë dorëzuar dy ligje me të cilat propozohet që akciza për derivatet të taksohet me masën 5%, në vend të 18% që është tani, kurse ushqimet të lirohen nga TVSH-ja deri në fund të vitit 2022.

Ndryshe, shpërthimi i madh i rritjes së çmimeve ndodhi nga data 1 Qershor kur edhe skadoi masa e qeverisë për “ngrirjen” e çmimeve për produktet ushqimore.

LEXO EDHE:

Back to top button