VMRO-DPMNE do të iniciojë interpelancë kundër zëvendëskryeministrit Lupço Nikollovski

VMRO-DPMNE do të iniciojë interpelancë kundër zëvendëskryeministrit për parandalimin e korrupsionit, Lupço Nikollovski dhe kundër ministrit të drejtësisë, Bojan Mariçiç. Arsyeja për këtë është raporti i “Transparency” sipas të cilit Maqedonia është në vendin e 111 për sa i përket perceptimit të korrupsionit, që  është një nga raportet më të këqija në vitet e fundit. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajlovski kërkon edhe dorëheqjen e ministrave.

Prej kohësh është  ndezur alarmi i kuq. Duhet të ketë dorëheqje, së pari nga i ashtuquajturi zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski dhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, sepse jo që nuk e luftojnë  korrupsionin, por ai madje është intensifikuar- deklaroi Vllado Misajlovski – Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button