VMRO-ja do të propozoj ndryshimin e ligji për qetësinë dhe rendin publik

VMRO-ja do të propozoj ndryshimin e ligji për qetësinë dhe rendin publik

VMRO-DPMNE-ja do të propozojë që me procedurë të shkurtuar të ndryshohet ligji për qetësinë dhe rendin publik me të cilin do të kufizohet përdorimi i mjeteve piroteknike sidomos në hapësira të mbyllura. Ligji do të parashikojë dënime më të larta dhe më shumë autorizime për policinë që të ndërhyjë gjatë shkeljeve.

“Propozim ligji e ngushton rrethin e atyre që shkaktojnë rreziqe me keqpërdorimin dhe përdorimin joligjor të mjeteve piroteknike, posaçërisht në hapësira të mbyllura. Shpërsohet rregullimi për mjetet në të cilat ka materiale eksplozive. Ashpërsohen edhe dënimet për personat juridik dhe fizik të cilët do t’i shkelin dispozitat e këtij ligji. Një pjesë e dënimeve janë dyfish më të larta kurse në disa raste ligji parashikon edhe paraburgim. Përmes kësaj zgjidhje ligjore e zgjerojmë edhe autorizimin e policisë si mekanizëm përmes të cilit do të mundësojmë më shumë kontroll gjatë përdorimit të eksplozivit si dhe zbatim më efikas dhe më të shpejtë të ligjit”, deklaroi Toni Jarevski, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button