VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit: Dëmtoi pozitën negociuese

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit: Dëmtoi pozitën negociuese

Gazetar: Adrian Kerimi

Opozita këmbëngul në dorëheqjet e kryeministrit, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, dhe ministrit të jashtëm. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se vetoja bullgare është pasojë e diplomacisë së dobët që ka Shkupi gjë që sipas opozitës ka rrënuar pozicionet shtatore për afat të gjatë kohor, shkruan Alsat.
Për momentin nuk planifikohet nismë për interpelenacë kundër Bujar Osmanit dhe Bojan Mariçiqit.

“Për momentin ajo që kërkojmë është dorëheqje dhe përgjegjësi nga Osmani, Mariçiq dhe Kovaçevski. E shohim se si përfundojnë nismat për interpelancë, ju përkujtoj në nismën kundër kreut të Kuvendit. Sigurisht që për një vendim të tillë do të duhet të mblidhen organet e partisë dhe të vendosin si tutje”, tha Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Mariçiq gishtin e drejton diku tjetër. Duke mos folur konkretisht por duke aluduar në opozitën maqedonase, Mariçiq thotë se veprimet e opozitës po rrënojnë strategjinë shtetërore për tejkalimin e bllokadës.

“Mendoj që përgjegjësia edhe më e madhe është tek personat e caktuar dhe strukturat e caktuara të cilët tentojnë që të rrënojnë strategjinë shtetërore duke përhapur lajme apo informacione deri tek partitë politike apo mediat të cilat janë informacione të konfirmuara dhe kanë për qëllim krijimin e atmosferës së keqe”, u shpreh Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Dorëheqjen e Mariçiqit dhe Osmanit e kërkoi dhe Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike, partner koalicioni me LSDM-në në Qeveri. Ndërkohë kreu i Komisionit për politikë të jashtme në Kuvend, Antonio Milloshoski iu kundërpërgjigj ministrit Osmani në qëndrimin e tij se suksesi ose dështimi drejt BE-së varet nga fjala “protokoll” dhe “hapje”. Sipas Milloshoskit nuk ka nevojë për dy fjalë dhe as për kllapa, por vetëm për një fjalë dhe ajo është dorëheqja. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button