VMRO-ja kërkon sqarim nga drejtorët e Kirurgjisë pse sallat e operimit janë jasht funksionit

VMRO-ja kërkon sqarim nga drejtorët e Kirurgjisë pse sallat e operimit janë jasht funksionit

Mostejkalimi i gjendjes në Kirurgji tashmë 15 ditë, ka shkaktuar kaos në të gjitha institucionet shëndetësore, shtetërore dhe private, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, deri më tani është dashur të njoftohet se sa do të kushtojë riparimi i dëmit por “ndoshta ende nuk ka një plan të tillë”. Kjo parti sot u bëri thirrje të 12 udhëheqësve të Kirurgjisë të dalin dhe të thonë publikisht se sa operacione dhe intervenime janë anuluar, refuzuar dhe përcjellë nga Kirurgjia në këto 15 ditë. Sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike në Shkup janë mbyllur ditëve të fundit për shkak aromës së pakëndshme që përhapet në to, si pasojë e problemit me systemin e ventilimit. Prokuroria duhet të hetojë nëse në këtë rast ka vepër penale dhe nga kush.

“Në paraqitjen e tyre të ketë qëndrimin edhe për shërbimet e përbashkëta, edhe për ministrin, dhe se përse nuk janë angazhuar, gjegjësisht kanë lejuar rrënimin e Klinikës? Titulli i drejtorit dhe i udhëheqësit nuk është vetëm luftë për rrogë, por edhe luftë për kushte më të mira për pacientët. Manteli i bardhë nuk sjell vetëm privilegje dhe tituj por edhe përgjegjësi para pacientëve, posaçërisht nëse je në pozitë drejtuese. Heshtja është më shumë se e turpshme dhe në nivel të bashkëpjesëmarrjes”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button