VMRO-ja kritikon masat e reja ekonomike, Mickoski: Janë masa të një Qeverie mafioze

VMRO-DPMNE-ja kritikon masat e reja ekonomike të propozuara nga Qeveria. Sipas liderit të saj, Hristijan Mickoski këto masa janë masa të një Qeverie mafioze e cila futet në borxh për të dal nga kriza. Mickoski pakon e katërt e cilësoi si të vonuar dhe dëshmi për tre pakot e dështuara paraprakisht. Sipas tij, Qeveria për 3 muaj ka rritur borxhin publik për 1 miliard euro, ndërsa zhvillimi industrial, projektet kapitale dhe shkëmbimi ekonomik kanë shënuar rënie drastike.

“Pakoja e katërt ekonomike është thirrje për t’u shpërqendruar vëmendja nga problemet reale. Mafia do të bëhet më e pasur, ndërsa populli më i varfër. Tre pakot e deritanishme ishin keq të menaxhuara për të menaxhuar krizën ekonomike, ndërsa qëllimi i tyre ishte blerja e votuesve para zgjedhjeve. Dëshmi për këtë është që përjashtim kartelave pagesore të cilat u bënë për t’i blerë zgjedhjet, të gjitha masat tjera ekonomike mbetën të parealizuara. Rezultatet e tre masave të para është rënia e zhvillimit industrial, rënia e eksportit dhe importit në çerekun e dytë me tendencë për të vazhduar edhe tani si dhe rritja e borxhit publik për 1 miliard euro vetëm për një çerek”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button