VMRO-ja me parashtresë kundër Kovaçevskit

VMRO-ja me parashtresë kundër Kovaçevskit

VMRO-DPMNE ka dorëzuar në Komisionin për Anti korrupsion parashtresë kundër kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për rastin “Numëratori”, ku nga opozita maqedonase pretendojnë se kryeministri ka hapur kompaninë për fotovoltaikë “Piksel grup” në vitin 2017, pesë muaj pasi LSDM e ka marrë pushtetin. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov pas dorëzimit të parashtresës ka deklaruar se kjo kompani deri më tani ka hyrë në biznese me rreth 26 milion euro, ndërsa për një vit ndërton fabrikë për panele fotovoltaike. VMRO-DPMNE ka kërkuar nga Komisioni për Anti Korrupsion që të mos heshtë për këtë skandal të kryeministrit Kovaçevski dhe ta hetojë atë. Ndërsa nga Komisioni thanë se të gjitha denoncimet i shqyrtojnë sipas kompetencave dhe dokumenteve që kanë në dispozicion. Nga LSDM thonë se afera të cilën opozita po mundohet ta imponojë është e pavërtetë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button